HISTORIKU​

Njoftohuni me logon tonë dhe historinë prapa saj.
Bagolina është një lule e verdhë, plot jetë, bukuri dhe ndjesi të këndshme, kjo filozofi do të përciellet edhe në Bagolina Eatery, një ambient plot jetë, i bukur e i këndshëm, ku bashkë do të krijojmë momente që do t’i mbajmë gjatë në kujtesë.
Gjithashtu, Bagolino është një komunë në provincën e Brescia, në Lombardi, Itali, në luginën e lumit Caffaro, në anën e djathtë të Valle Sabbia. Duke e ditur që mënyra e të ushqyerit është stil jete në Itali, ky fakt vetëm konfirmon përzgjedhjen e emrit Bagolina.
E fundit, por jo nga rëndësia, ngjashmëria me emrin e produktit tonë më unikal, Bagel, për të cilin kemi shpenzuar kohë të gjatë në përgatitje, që t’ua sjellim tamam sikur Bagel të famshëm nga New York.

Përshkrimi

Bagolina Eatery sjell përvojat autentike të gastronomisë botërore direkt e në zemër të Prishtinës. Super të këndshme kur i shijon, por edhe kur i shikon, pjatat tona përplot shije përgatiten me përbërësit më të mirë. Një vend i ri, mahnitës, ku e nis ditën me një mëngjes të bollshëm apo me brunch, ku kënaqesh me menynë e drekës, apo ku zbulon kuptimin e vërtetë të përvojës superiore të darkimit. Një vend plot jetë e gjallëri për momente të gëzuara nën shoqërinë e miqve dhe koktejeve.

Ambient pune modern

Nje vend modern, nen tingujt e zgjedhur te muzikes Jazz, I pershtatshem per te punuar me llaptop ne hapsirat e dedikuara enkas per pune.
Nje vend me dizajn te shkelqyer per nje mengjes, nje brunch, nje dreke apo nje darke individuale, familjare dhe grupore.

Kafiteria

Jo vetem kafe! Bagolina sjell kombinime te ndryshme kafesh, nga ato klasike per te cilat Prishtina eshte numer nje kombinimet e famshme qe sjellin Evropen e Ameriken ne Prishtine, e deri te ato sirupat e vecante te pregatitura vetem ne bagolina.
Provojeni Machiaton e famshme te Prishtines, Kafen turke te pergatitur ne menyren klasike ne tave te mbushur me dhe, e deri te kombinimet e ndryshme te Lattes te pregatitura enkas ne Bagolina Ginger Cinnamon, Saffron Nutmeg, Dolce Cinnamon, e shume te tjera.

Ushqimet

Bagolina sjell ushqime qe rralle here I gjeni diku tjeter, Bagel te famshem te NY, te pregatitur ne menyren klasike sic pregatitet ne NY, burekun autentik turk te pregatitur special ne Bagolina nga Chef-ja e ardhur nga Turqia, Panzerottin Italian, Shniclle vieneze, Rizoto Milaneze e pasta e frsketa te pregatitura me receten italiane nga kuzhinjeret e trajnuar te Bagolines.

YOUR EATERY IN PRISHTINA.

— BAGOLINA EATERY —