Mirësevini

Bagolina Eatery sjell përvojat autentike të gastronomisë botërore direkt e në zemër të Prishtinës. Super të këndshme kur i shijon, por edhe kur i shikon, pjatat tona përplot shije përgaditen me përbërësit më të mirë. Një vend i ri, mahnitës, ku e nis ditën me një mëngjes të bollshëm apo me brunch, ku kënaqesh me menynë e drekës, apo ku zbulon kuptimin e vërtetë të përvojës superiore të darkimit. Një vend plot jetë e gjallëri për momente të gëzuara nën shoqërinë e miqve dhe koktejeve.

WhatsApp Image 2021-04-06 at 7.45.08 PM
1

përvojë autentike e gastronomisë botërore

BAGELS

Bagel kanë origjinën në Poloni. Sipas hebrenjëve, buka konsiderohej diçka e shejtë dhe nuk mund të hahej para se të laheshin duart dhe para se të lexohej bekimi për bukën.

Shumica e hebrenjëve ishin tregtar dhe momentin që ktheheshin në fshat ata nuk mund të hanin bukë, sepse uji nuk ishte në dispozicion.

Pasi që bagel zihej ajo nuk hynte në rangun e bukës tradicionale. Kjo ishte arsyeja pse hebrenjtë mund ta hanin atë edhe kur ktheheshin në shtëpitë e tyre pa pasur nevojë të lanin duart apo të lexonin bekimin për bukën.

Në SHBA bagels erdhën së bashku me migrimin masiv të hebrenjëve të Evropës Lindore në fillim të shekullit të 20-të. Ato shiteshin nga hebrenjët nëpër skaje të rrugës dhe vrima e Bagels përdorej për t’i vendosur ato në shkopinjë të gjatë.

Deri në vitin 1950 Bagels punoheshin vetëm me dorë në furra të vogla buke në stil podrumi, në pjesën e poshtme lindore të New Yorkut. Më pas, një paraqitje e tyre në një shfaqje në Broadway “Bagels and Yox” më 1951, sjelli bagels në pah. U paraqitën në një numër të madh magazinash. Në këtë kohë u afirmua edhe kremdjathi, buteri dhe salmoni i tymosur.

Në vitin 1955 Murray Lender hyri në lojë dhe zgjëroi biznesin e babait të tij duke paketuar bagels pë t’i shitur ato në markete. Gjithashtu eksperimentoi edhe me shije të tyre. Pastaj, në vitin 1962 ai bleu makinerinë e parë për prodhimin e Bagels dhe duke i ngrirë ato filloi t’i shiste nën markën e “Lender” në të gjithë vendin.

Sot, bagels mund t’i gjejmë gjithandej, në markete, dhe rrjete furrash internacionale (SHBA) duke përfshirë Dunkin’ Donuts, Bruegger’s Bagel dhe Einstein’s Bagels

PANZEROTTI

Panzerotti origjinën e ka në Italinë Qendrore dhe atë Jugore, e sidomos në kuzhinën Puliane, kryesisht në Bari. Origjina e saj daton në shekullin e 16-të si një ushqim i një një njeriu të varfër për arsye të pak përbërsve që kishte. Në mënyrë që të mos shkonte dëm, amviset e perdornin brumin e mbetur nga përgaditjen e mëparshme per te gatuar panzerotti.

Panzerotti është një xhep buke e ngjashme me Picën Calzone, me dallim në pjekje, e cila fërgohet dhe nuk pjekët në furrë sikurse pica, që njëkohësisht njihet edhe si “calzoni fritti”.

Sot, Panzerotti, është shprehja më e mirë e shijes Puliane. Dhe për arsye të përbërsve të thjeshtë që ka, është një art i vërtetë që trashegohët nga gjenerata në gjeneratë.

Mëngjesi

Mengjesi Kontinental

Mëngjesi kontinental është mundësia më bazike e juaja, e cila përfshinë produkte që janë të përshtatshme edhe kur jeni në lëvizje.
Mëngjesi kontinental është dizajnuar për të gjithë ata që janë në lëvizje dhe koha e tyre nuk u mundëson të porosisin vezë të fërguara apo edhe ushqime të tjera që kërkojnë më shumë kohë në pregaditje.

Mengjesi anglez

Mëngjesit anglez do duhej vendosur një fjalë prapa “plot” sepse kjo është ajo që do të ndjeni pasi të përfundoni një mëngjes anglez.

Nëse jeni në diet apo edhe në buxhet të limituar, një mëngjes anglez padyshim se do ju bëjë të kaloni drekën pa e vënë re.

Mëngjesi amerikan

Mengjesi amerikan qëndron në mes të mëngjesit anglez dhe atij kontinental. Përmban komponente të nxehta por nuk është aq i rëndë sa ai anglez. Është një mëngjes i pëlqyer sepse përmban ushqime me vlerë të lartë proteinash të cilat të ndihmojnë të jesh më i ngopur më gjatë.