Përgatitja e shpejtë dhe e lehtë e këtij bagel me kremë djathë dhe salmon, e kategorizon atë si një nga recetat më të përkryera për t’u shijuar në mëngjes apo edhe para drekës (Brunch). Në çdo kafshatë mund të vëreni shijen e mrekullueshme të salmonit të freskët.
Ne në Bagolina, The classic bagel e shërbejm me salmon të prerë në fleta të holla, kremë djathi, domate, qepë të kuqe dhe kaper. Por, kjo nuk do të thotë se nuk mund të përdorni edhe produkte të tjera shtesë. The classic Bagel është lehtë i kombinueshem dhe mund të përdorni çdo mbushje si: tranguj, avokado, vezë, domate apo edhe ullinj!
Përgatiteni dhe shpërblejeni vetën!