BAGOLINA Member

BAGOLINA Member

Ju prezantojmë Bloggolina – blogu që ne në Bagolina kemi krijuar për ju. Na u bashkoni që të mësoni më shumë rreth pjatave tona dhe gjithçka rreth ushqimit.

Date-Night Recipe

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Nëse jeni duke festuar një përvjetor ose thjesht dëshironi të kaloni çaste të bukura me dikë të veçantë, një nga mënyrat më romantike për kaluar pak kohë cilësore me të, është një darke romantike për të dy. Mund të shkoni në një restorant të bukur. Zgjedhja e restorantit mund të krijojë ose të prishë një mbrëmje takimi. Ushqimi i jashtëzakonshëm, shërbimi miqësor dhe atmosfera e shkëlqyer e bëjnë atë restorant të përshtatshëm për një Date-Night.

Tani ne do të ndajmë me ju disa nga recetat më të famshme për nje Date-Night.

Salmoni me hudhër

Ky salmon i pjekur në furrë me hudhra është i lehtë për t’u përgatitur dhe është një alternativë e shpejtë dhe e shëndetshme. Sekreti i kësaj recete të shijshme të salmonit të pjekur është në salcën e cilantros me hudhër.  Kjo salcë e mbushur me shije bëhet duke përzier një sasi të madhe cilantro të freskët me pak lëng limoni dhe vaj ulliri grek.  Salca e lyen mirë salmonin dhe i jep shije të mrekullueshme.

Karkaleca djegës Lime

Këto karkaleca të shijshme janë të mbushura me shije dhe janë të përsosura për një vakt të shpejtë dhe të lehtë me pak karbohidrate. Bërë me përbërës të thjeshtë dhe të shpejtë për t’u gatuar. Marinuar në paprika të tymosur, pluhur djegës, hudhër të freskët të grirë, lëng lime, kripë dhe piper, vaj ulliri dhe mjaltë.  Balanca perfekte mes përbërësve te ëmbël dhe agrumeve krijon një kombinim shijesh të shijshme dhe të këndshme.

Guacka të mbushura me djath

Djathëra, makarona, salcë Marinara. Mblidhen të gjitha së bashku për të bërë këto guacka të mbushura me djathë dhe receta juaj e lazanjave sapo mori rivalin e saj më të fundit!  Këto makarona jumbo janë të mbushura me tre lloje djathi, rikota, mocarela dhe parmixhan, të pjekura me një salcë marinara derisa të fryhen bukur dhe shërbehen me borzilok të freskët.  Janë një darkë e lehtë vegjetariane.

Steak au Poivre

Steak au Poivre, i njohur gjithashtu si Bifteku i Piperit është një recetë klasike franceze e biftekit të pjekur në mënyrë të përkryer, të veshur me kokrra speci të grirë dhe të shërbyer në një salcë kremoze me bazë konjaku.  Zakonisht shërbehet me patate të vogla të skuqura ose pure patatesh në shumicën e restoranteve franceze.  Kjo recetë do ta bënte mbrëmjen tuaj edhe më të veçantë.

More to explore

Specialitete të ushqimit të detit

Ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe është i mbushur me shumë lëndë ushqyese

Pesto Cream-Cheese Bagel

Nëse ju duhet të përgatitni një shujt të shpejt dhe të lehtë pa shumë bujë, atëherë jeni duke lexuar blogun e duhur!

Winter cocktails

Nëse keni menduar se koktejet janë perfekte për t’u pirë vetëm gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë bëhuni gati të ndryshojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *