BAGOLINA Member

BAGOLINA Member

Ju prezantojmë Bloggolina – blogu që ne në Bagolina kemi krijuar për ju. Na u bashkoni që të mësoni më shumë rreth pjatave tona dhe gjithçka rreth ushqimit.

Tartufi

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

A i keni ditur këto fakte rreth tartufit?
Tartufi është pjesa frutore e kërpudhës Ascomycete, një nga shumë tipet e kërpudhave Tuber. Tartufi futet në familjen e kërpudhave Ectomycorrhizal-e dhe gjenden zakonisht në afërsi të rrënjëve të pemëve. Kuzhinieri francez Jean Anthelme Brillat-Savarin i quan “Diamanti i kuzhinës”. Tartufi i ngrënshëm është shumë i vlerësuar në kuzhinat e vendeve si Francë, Kroaci, Greqi, Gjeorgji, Itali, Spanjë si dhe në vendet e Lindjes së Mesme.
Por, origjina e tartufit njihet Evropa lindore.
Nuk mjafton me kaq, tartufi ka dhe shumë dobi shëndetësore që nuk i keni ditur, siç janë: përmban elemente kundër kancerit, lufton sëmundjet kardiovaskulare, formon indet e lëkurës etj.

Tartufi i zi

Tartufi i zi (Tuber melanosporum) është lloji i dytë më i shtrenjtë. Ky lloj e ka marrë emrin nga rajoni i Périgordit në Francë dhe rritet në afërsi të pemës së lajthisë dhe lisit. Mblidhen në periudhën e fund-vjeshtës dhe dimrit.

Tartufi i verës ose i Burgundit

Tartufi i zi i verës (Tuber aestivum) gjendet përgjithësisht në Evropë dhe vlerësohet në bazë të veçorive gastronomike. Tartufi i Burgundit (Tuber unicinatum me emërtim të ndryshëm, por i njëjti lloj) mblidhet në vjeshtë deri në fund të dhjetorit dhe ka ngjyrim më të errët si dhe aromë më të fortë.

Tartufi i Bardhë

Tartufi “i bardhë” (Tuber magnatum) në zonën e Italisë Veriore, Francës jugore, në gadishullin e Istrias si dhe në pyllin e Motovunit. Rritet në afërsi të pemës së lajthisë dhe lisit dhe mblidhen në periudhën e vjeshtës.

Lloje të tjera 

• Tartufi i zi i Oregonit (Leucangium carthusianum) • Tartufi veror i bardhë i Oregonit (Tuber gibbosum) • Tartufi dimëror i Oregonit (Tuber oregonense) • Tartufi i arrës amerikane (Tuber lyonii). Tek ne mund të gjeni receta të ndryshme me përbërës kryesor tartufin.

More to explore

Specialitete të ushqimit të detit

Ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe është i mbushur me shumë lëndë ushqyese

Pesto Cream-Cheese Bagel

Nëse ju duhet të përgatitni një shujt të shpejt dhe të lehtë pa shumë bujë, atëherë jeni duke lexuar blogun e duhur!

Winter cocktails

Nëse keni menduar se koktejet janë perfekte për t’u pirë vetëm gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë bëhuni gati të ndryshojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published.