A keni provu ndonjëherë diçka aq të shijshme sa të ju lë pa mend? Diçka që nuk keni mundur të nderroni më me asgjë? Pikërisht ajo “diçka” është Johnny F Eggy për ne.
Spinaqi fillimisht erdhi nga Persia (Irani i sotem) ku njihej si aspanakh. Perimet e gjelbërta u nisën për në Kinë në shekullin e VII -të, kur mbreti i Nepalit e dërgoi atë si dhuratë. Spinaqi përfundimisht u soll në Evropë në shekullin e XI -të, kur u fut në Spanjë nga maurët (myslimanët).
Sot, spinaqi njihet si ushqim i gjelbërt i shëndetshëm por edhe i shijshëm. Ai përdoret në receta të ndryshme e në kombinime me ushqime të llojë-llojshme. Tek ne shërbehet pak më ndryshe. Lidhja në mes të vezës me spinaq, kërpudha dhe majdanoz, të gjitha të vendosura sipër një flete bageli, krijon një pamje të bukur për të parë, dhe shije të këndshme për të konsumuar.
Ejani në bagolinë dhe provojeni këtë shijë të Bagelit!