BAGOLINA Member

BAGOLINA Member

Ju prezantojmë Bloggolina – blogu që ne në Bagolina kemi krijuar për ju. Na u bashkoni që të mësoni më shumë rreth pjatave tona dhe gjithçka rreth ushqimit.

Gullashi

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Gullashi! Kjo fjalë që na nxit urinë çdoherë që e dëgjojmë! Prej fëmijërisë jemi mësuar të jetë pjatë përcjellëse e çdo familje, prandaj mund të mendojmë se është pjatë tradicionale e jona. Por, gullashi e ka një histori më të gjerë përtej vendit tonë.

Edhe pse gullashi nuk është tradicionalisht pjatë shqiptare, ekzistojnë forma të ndryshme të përgatitjes ku mes tyre është edhe një lloj gullashi që tradicionalisht përgatitet nga shqiptarët.

Se ka një histori të gjatë, na vërteton fakti se kjo gjellë përgatitet që nga shekulli i 9-të.

Gullashi, hungarisht gulyás, është një pjatë tradicionale Hungareze që përgatitet tradicionalisht në Hungari. Historia e gullashit daton që prej shekullit të 9-të dhe u shpik nga njerëzit më modest të shoqërisë, barinjtë! Në fillimet e tij, gullashi përgatitej si lloj supe nga ta.

Para se të niseshin me kope, ata e përgatisnin këtë rezervë ushqimi që e merrnin me vete. Kjo gjellë përgatitej duke i gatuar ngadalë copat e prera të mishit me qepë deri sa i gjithë uji absorbohej. Pastaj e ternin në diell dhe e vendosnin në çanta të bëra prej lëkurës së deles. Në kohë të drekës, i shtonin ujë dhe mishi kthehej në supë apo gjellë.

Fushat e Hungarisë ishin rrugë kalimi e shumë ushtarëve për më shumë se 150 vite. Gjatë udhëtimeve të tyre në këto zona, ata kishin lënë një kulturë të kuzhinës, ndër të tjerat, edhe specat djegës (paprika). Me prejardhje nga Amerika, ndoshta edhe Meksika, këta speca kishin lule delikate dhe piqeshin ngadalë prej e gjelbër në të verdhë e pastaj të kuqe. Këto speca rriteshin nga aristokratët si dekorim deri kur u erdhi koha edhe fshatarëve t’i kultivonin.

Kështu, në shekullin e 18-të, gullashit hungarez ju shtua edhe përbërësi tjetër për tu bërë ashtu siç e njohim edhe sot, speci i kuq djegës (paprika). Njerëzit më të pasur që udhëtonin për në Hungari, e komentonin këtë pjatë të re fshatarësh si të djegëst, të fortë dhe se të linte një nxehtësi të kënaqshme në stomak.

Sa për kuriozitet, fjala për barinjtë në Hungari ishte gulyás ndërsa udhëtarët e quanin “mishi i barinjve” apo gulyás hús. Që i bije se fjala gullash vjen prej “mishi i barinjve” (mishi që e hanin barinjtë).

Prapë, kaq e pati historia, tani t’ju tregojmë llojet e gullashit që përgatiten nëpër botë:

  1. Gullashi Austriak

Në Vjenë, ish-qendra e Austro-Hungarisë, ishte zhvilluar një lloj ndryshe i gullashit. Fiakergulasch, që mund të gjendet në meny të restoranteve tradicionale, është një gjellë që quhet “pörkölt”.  Është lloj i gullashit por që përgatitet me më shumë qepë por nuk përdoren domate apo ndonjë lloj tjetër i perimeve.

  • Gullashi Kroat

Gullashi është një pjatë e njohur shumë edhe në pjesën më të madhe të Kroacisë posaçërisht në pjesën veriore. Në disa vende, në vend të mishit të viçit përdoret mishi i drerit ose i derrit të egër. Është edhe një lloj gullashi që përgatitet me kërpudha. Po ashtu, edhe proshuta e derrit është një përbërës i rëndësishëm. Ndonjëherë shtohet më shumë se një lloj i mishit.

  • Gullashi Italian

Në Itali, gullashi akoma përgatitet në disa regjione veriore të cilat kanë qenë pjesë e Austro-Hungarisë, dhe, akoma, kanë një kulturë Austriake.

Këtu, gullashi hahet rregullisht si pjatë e së Dielës.

Një nga recetat më interesante vjen prej një pjese të Italisë dhe përgatitet me mish viçi dhe verë të kuqe dhe merinosët me rozmarinë,  spec të kuq, gjethe dafine, borzilok dhe lëvore limoni. Limoni i jep shijen dalluese këtij gullashi.

  • Gullashi Gjerman

Gullashi Gjerman përgatitet ose me mish viçi, me mish derri, mish dreri, ose derri të egër. Mund të përfshijë edhe verë të kuqe dhe zakonisht shërbehet me patate, oriz të bardhë, dhe bukë që vendoset në pjatë.

Po ashtu edhe supa e gullashit është e njëjtë por shërbehet si supë dhe me copa të bukës së bardhë.

  • Gullashi Amerikan

Gullashi Amerikan nuk është aspak i njëjtë me atë Hungarez. Ky lloj gullashi i kombinon dy vetitë që e dallojnë pothuajse çdo ushqim Amerikan: bëhet shpejtë dhe thjeshtë.

Ky gullash është zhvilluar në diçka krejtësisht të re që kombinon gullashin me mish viçi dhe me pasta me salcë.

Përgatitja e zakonshme përbëhet prej makaronave të vogël “macaroni”, biftekut të copëtuar, mishit të bluar dhe domate të ndonjë lloji, qoftë salcë domatesh apo supë domatesh apo të tjera forma.

Këtu i përmendëm vetëm pesë lloje të gullashit, por, kjo nuk do të thotë se janë vetëm kaq. Dikur një pjatë autoktone Hungareze, me lëvizjet e njerëzve, gullashi ka arritur të shpërndahet në gjithë botën duke ndryshuar formën dhe mënyrën e përgatitjes në bazë të secilës kulturë. Përshembull, kur keni dëgjuar për gullashin me pasta, përpos atij tradicional?! Apo gullashin me verë të kuqe? Sado të veçanta që të jenë këto, sigurisht që ka akoma tjera të çuditshme e të veçanta.

Ne në Bagolina, jemi afër sjelljes së gullashit në menynë tonë. Gjithsesi, se cilin lloj të tij, mbetet të shihet!

More to explore

Specialitete të ushqimit të detit

Ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe është i mbushur me shumë lëndë ushqyese

Pesto Cream-Cheese Bagel

Nëse ju duhet të përgatitni një shujt të shpejt dhe të lehtë pa shumë bujë, atëherë jeni duke lexuar blogun e duhur!

Winter cocktails

Nëse keni menduar se koktejet janë perfekte për t’u pirë vetëm gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë bëhuni gati të ndryshojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published.