BAGOLINA Member

BAGOLINA Member

Ju prezantojmë Bloggolina – blogu që ne në Bagolina kemi krijuar për ju. Na u bashkoni që të mësoni më shumë rreth pjatave tona dhe gjithçka rreth ushqimit.

Bureku Turk

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Byreku Turk gjendet në menynë e Bagolina si një prej specialiteteve tona që përgatitet nga kuzhinierja jonë e ardhur ekskluzivisht nga Turqia. Mund ta keni parasysh se sa i shijshëm duhet të jetë!

Börek – e përfshinë familjen e ushqimeve që përgatiten me peta të holla brumi që Turqisht quhen “yufka”. Konsiderohet që përgatitja e tillë e brumit daton prej 100 vite Para Krishtit ndërsa ishte i famshëm përgjatë Perandorisë Osmane dhe vazhdon të jetë ushqim i rëndësishëm edhe në Turqinë e sotme.

Byreku është një ushqim Turk dhe duket se ka mbërritur në të gjitha vendet ku dikur i kishte pushtuar Perandoria Osmane. Duke qenë se edhe Kosova dhe shumë vende të Ballkanit dikur ishin nën okupimin e Perandorisë Osmane, byreku mund të gjendet në gjitha këto.

Byreku është brumë petë-petë me mbushje të shijshme, si: djathë, spinaq, mish, gjizë dhe patate. Është një prej ushqimeve që të gjithëve ju pëlqen, cilëndo kohë të ditës dhe në çdo vend.

Shumica e furrave e kanë byrekun të gatshëm (sa dul prej furre) që në mëngjes. Edhe gjatë ditës poashtu, byreku mund të gjendet në çdo furrë. Edhe në Bagolinë njëjtë, mund ta gjeni kurdo byrekun me mish e me djathë, të nxehtë gjithnjë, siç ju treguam më herët, nga kuzhinierja jonë që vije nga Turqia për ta përgatitur atë në mënyrë tradicionale. (këtë histori do u tregojmë njëherë tjetër më gjerë)

Gjithsesi, kësaj radhe, kuzhinierja na tregoi një recetë të shpejtë se si ta përgatisni ju vetë byrekun (jo recetën e saj ama!)

Përgatitja e këtij byreku merr kohë përafërsisht 1 orë dhe mund ta bëni secili në shtëpitë tuaja. Vetëm se, nuk ju garantojmë për shijen, këtë mund t’ua garantojmë vetëm në ambientin tonë!

Bëhuni gati:

Çfarë ju duhet:

4 Petë të holla

4 Vezë

2 tasa Kos

½ lugë gjelle Vaj Ulliri

Për mbushjen:

½ tasi Djathë Feta

¼ tasi Djathë Parmesan apo ndonjë lloj tjetër sipas shijes tuaj

3 Qepë të grira

2 Presh, te grira

½ tasi Majdanoz

¼ tasi Kopër të freskët, të grirë

Përgatitja:

Fillimisht përzini së bashku gjithë përbërësit për mbushjen dhe lini me një anë.

Pastaj përzini vezët me kos dhe vaj dhe lini edhe ato.

Nxiheni furrën në 180C

Lyeni me vaj një fletë gatimi. Vendoseni petën e parë në fletën e gatimit në një mënyrë që një pjesë e petës të jetë jashtë fletës. Lyeni me përzierjen me vezë dhe kos. Prisni pjesët jashtë fletës dhe shtrijini përmbi petë. Duhet të mbulojnë aq sa është e mundur – nuk ka nevojë të jetë perfekte. Lyeni prapë me përzierjen e vezëve. Bëni të njëjtën me petën e dytë – vendoseni mbi, lyeni, prisni pjesët anash, shtrijini përmbi dhe lyeni prapë.

Tani, shpërndajeni mbushjen që e kemi përzier më herët barabartë në të gjitha anët. Vendosni petën e tretë mbi të dhe lyeni me përzierjen me vezë. Preni pjesët e jashtme, shtrini mbi, lyeni më vezë. Vendosni njëjtë edhe petën e katërt, të njëjtën procedurë, në fund shtrijeni mbi të gjithë përzierjen me vezë.

Prisni byrekun në katrorë dhe hidhni fara të zeza përmbi.

Piqeni për 40-45 minuta apo deri sa të marrë ngjyrë të artë.

Largojeni nga furra dhe mbulojeni me një peshqir të pastër dhe lëreni të ftohet.

Kjo e bën që byreku të qëndrojë i butë.

E shikoni, kaq pak punë për një byrek kaq të thjeshtë.

Gjithsesi, nëse nuk keni kohë 1 orë dhe dëshironi të hani një byrek të mirë, ne ju presim me byrek me mish apo me djathë.

Ju bëftë mirë!

More to explore

Specialitete të ushqimit të detit

Ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe është i mbushur me shumë lëndë ushqyese

Pesto Cream-Cheese Bagel

Nëse ju duhet të përgatitni një shujt të shpejt dhe të lehtë pa shumë bujë, atëherë jeni duke lexuar blogun e duhur!

Winter cocktails

Nëse keni menduar se koktejet janë perfekte për t’u pirë vetëm gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë bëhuni gati të ndryshojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *