BAGOLINA Member

BAGOLINA Member

Ju prezantojmë Bloggolina – blogu që ne në Bagolina kemi krijuar për ju. Na u bashkoni që të mësoni më shumë rreth pjatave tona dhe gjithçka rreth ushqimit.

Ushqime të Shëndetshme

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Edhe pse ndoshta të ngrënit ndonjëherë ushqime të shpejta nuk është e dëmshme, nëse kjo shndërrohet në zakon, mund të jetë problem për shëndetin tonë.

Ushqimi i shpejtë mund të jetë i shijshëm shumicën e kohës, por, jemi të sigurtë se nuk është i shëndetshëm. Për këtë arsye shumë njerëz kthehen në një stil jetese vegjetarian dhe vegan.

E në botë, kultura të ndryshme kanë gjetur mënyra të ndryshme të ushqyerit e kanë krijuar receta të ndryshme të shëndetshme.

Këtu në do ju tregojmë disa më të shëndetshmet prej tyre:

Egjipt: Mëngjes me Fasule

Pasul për drekë? Për darkë? – asnjërën thonë Egjiptianët.

Pasuli është një pjatë që i përcjell që kohë vaktet në familjet Shqiptare. Është e vërtetë që familjet Shqiptare tradicionalisht kanë një jetesë të shëndetshme dhe, normalisht, fasulja nuk mungon në atë mes. Por, një përgatitje më ndryshe që ndoshta nuk e kemi dëgjuar më parë, është ajo e Egjiptianëve.

Ata tradicionalisht ushqehen me Ful Madammas, një ushqim që përgatitet me bathë të pasur me fibra dhe me tahini.

Fasulet për mëngjes mund të na duken të neveritshme, por, ndoshta duhet të marrim pak mësim prej Egjiptit e ta provojmë njëherë. Ky ushqim nuk ka aspak kolesterol ndërsa shton shumë fibra, hekur magnezium dhe fosfor.

Etiopi: Bukë Tefi

Tefi është një bimë që rritet kryesisht në Etiopi dhe ka përdorime të ndryshme. Prej saj nxirret miell (është bimë si lloji i grurit) që përdoret në ushqime të ndryshme dhe ka ndikim të madh në kulturën Etiopiane.

Kjo bukë është pa gluten dhe mund të jetë zëvendësim i mirë për bukën tuaj të zakonshme. Përveç që është e shijshme, ka veti të mëdha ushqyese dhe ju ushqen me proteina.

Përveç proteinave, kjo bukë është e mbushur me lëndë ushqyese dhe benefite për trupin si kalcium, magnez, fosfor, hekur, bakër, alumin, barium dhe vitaminë C (çfarë liste e gjatë!)

Indi: Oriz i Kaftë me Kërri

Një ushqim i lehtë për tu bërë, shumë i bukur për tu parë dhe tejet i shëndetshëm. Orizi i kaftë është drithër shumë e pasur me vitamina dhe minerale dhe kombinimi me salcën kërri që përmban proteina e bën këtë pjatë të mirë për shëndetin tuaj.

Edhe vetë salca e ka një listë të gjerë me benefite për shëndetin.

Izrael: Sallatë Tabuleh

Një ushqim i rëndësishëm i kuzhinës së Lindjes së Mesme, sallata tabuleh është një pjatë e dytë perfekte për çdo darkë. Barishtet e freskëta e mbajnë këtë pjatë plotë shije dhe gjithnjë joshëse, përderisa bulguri dhe domatet shtojnë vitamina të shëndetshme.

Kjo pjatë spërkatet me vaj ulliri që del të ketë bërë mrekulli shëndetësore duke përfshirë edhe ndalimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe uljen e shtypjes së gjakut.

Japoni: Pjatë me Noodles Soba

E vërtetë që noodles përgatiten edhe në Kosovë dhe nëpër botë por, sikurse Japonezët që noodles i kanë në kulturën e tyre, askush nuk mund t’i bëjë. Noodles soba tradicionalisht përgatiten në Japoni me shekuj, në rrugët e Japonisë mund të gjinden në pjata të thella, si sallata apo të pagatuara.

Këto noodles janë një përforcues fantastik i vlerave ushqyese. Ato japin tiaminë dhe shumë lloje të ndryshme vitaminave.

Japonezët zakonisht i hanë këto në supë me ujë të nxehtë mishi që është më pak kalori dhe e mirë për stomakun. Ata shtojnë edhe perime të ndryshme me shumë fibra dhe barishte të ndryshme.

Meksikë: Tako

Ndoshta rrallëherë e keni pasur rastin t’i provoni tako-të në Kosovë por, sigurisht se në filma i keni parë.

Ato paragjykohen si jo të shëndetshme por, del se ato mund të jenë e kundërta, mund të jenë të shëndetshme! Tako janë një kombinim i karbohidrateve që i ofron peta tortilla, proteinave të mishit me cilin vendosni ta kombinoni dhe perimet që për shije.

Tako me peshk dhe mish pule të skarës janë nga më të shijshmet por, nuk është problem i madh edhe të përzieni mish të kuq ndonjëherë.

Maroku: Tagjine Qengji

Tagjine është një ushqim Marokien që e ka marrur emrin prej pjatës cilës përgatitet. Ajo bëhet me copa mishi që përzihen me perime.

Për shkak të vetive të mëdha ushqyese, tagjine ka vlera të shumta ushqyese, duke përfshirë Selen – një element që rrallëherë gjendet në ushqime, dhe dozë të madhe të proteinave, vitaminës B12, zink e të tjera.

Mishi gatuhet në pjatën tagjine dhe zakonisht përshin qiqra, kajsi, bajame dhe perime. Nuk është asnjë gjë në të që është e dëmshme për ju.

Për të pasionuarit pas ushqimit, nëpër botë janë zhvilluar pjata të ndryshme të ushqimeve. Ato mund t’i provoni në vendet e tyre të origjinës apo t’i përgatisni vet. Sido që të jetë, për të mësuar sa më shumë rreth ushqimit, vazhdoni të na ndiqni.

More to explore

Specialitete të ushqimit të detit

Ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe është i mbushur me shumë lëndë ushqyese

Pesto Cream-Cheese Bagel

Nëse ju duhet të përgatitni një shujt të shpejt dhe të lehtë pa shumë bujë, atëherë jeni duke lexuar blogun e duhur!

Winter cocktails

Nëse keni menduar se koktejet janë perfekte për t’u pirë vetëm gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë bëhuni gati të ndryshojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published.