BAGOLINA Member

BAGOLINA Member

Ju prezantojmë Bloggolina – blogu që ne në Bagolina kemi krijuar për ju. Na u bashkoni që të mësoni më shumë rreth pjatave tona dhe gjithçka rreth ushqimit.

Sallata

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Prej pjatës anësore deri në pjatë kryesore apo vetëm si ushqim me vakteve, sallatat janë një pjatë që mund të konsumohen në secilën pjesë të ditës apo secilën kohë të ushqimit.

Gjatë një vakti, sallata mund të jetë:

  • Para gjellë – pjatë paraprake që shërbehet si pjata e parë e vaktit;
  • Sallatë anësore – që shoqëron ushqimin kryesor si pjatë e dytë, mund të jetë sallatë me patate apo sallatë Cezar
  • Sallatë kryesore – zakonisht përmbajnë ushqime me shumë proteina, si mish, vezë, peshk, djathë etj.
  • Sallatë e ëmbël – sallata që përmbajnë fruta dhe përbërës tjerë të ëmbël.

Kur përdoret ndonjë salcë për sallata, quhet veshje. Shumica e veshjeve janë përzierje e vajit me uthull.

Llojet e sallatave

Sallata mund të jetë e kompozuar – përbërësit e pjatës janë të renditura në pjatë në një formë të caktuar dhe e përzier (tossed salad) – përbërësit e sallatës përzihen në një pjatë.

Ndërsa, t’i dallojmë 5 lloje të sallatave:

Sallata e gjelbër

Apo e quajtur ndryshe sallatë kopshti është zakonisht e përbërë me perime me gjethe, si: marule, lakër, spinaq e të tjera. Nëse lloje të tjera të perimeve jo të gjelbra e përbëjnë shumicën e kësaj sallate, atëherë mund të quhet sallatë perimesh. Perimet që zakonisht përdoren në një sallatë janë: trangujt, specat, domatet, qepët, karotat, rrepa, kërpudha, avokado e të tjera. Vezët e ziera, proshuta, karkalecat apo djathi mund të përdoren si shtesa ndonjëherë por, ato më shumë shkojnë në sallatat e darkës.

Sallata me fruta

Sallatat me fruta janë përzierje me fruta të freskëta. Ato shërbehen me fruta të ndryshëm, mund të shërbehen me lëng të ndryshëm apo me lëng të tyre. Kur shërbehet si ëmbëlsirë, sallata me fruta quhet koktej frutash. Ka disa lloje të ndryshme të tyre, prej sallatave të thjeshta, në ato më të ëmbla deri të shumë të ëmbla. 

Sallata të lidhura

Janë sallata që lidhen së bashku me salca më të trasha si majonezi. Quhen kështu sepse, një porcion sallate e vendosur në pjatë qëndron e lidhur dhe e mbanë formën e saj. Shembuj të sallatave të lidhura me të shpeshta janë: sallatë tuna, sallatë pule, sallatë me vezë, sallatë me patate.

Sallata me pasta

Ndoshta më pak e dëgjuar, kjo sallatë përgatitet me një apo disa lloje pastash të ftohura dhe zakonisht përzihen me, uthull apo veshje me majonezë. Mund të shërbehet si para gjellë, pjatë e dytë apo edhe pjatë kryesore. Sallatat me pasta cilësohen si pjata që shërbehen gjatë verës.

Përbërësit mund të jenë nga më të ndryshmet, prej një recete më të thjeshtë si macaroni me majonez, deri te ndonjë më të vështirë, si shumë lloje pastash të përziera më uthull e me përbërës tjerë, e gjitha varet prej shijes tuaj.

Sallatat e darkës

Sallatat kryesore apo të njohura ndryshe edhe si sallata të darkës, janë sallata që shërbehen si pjatë kryesore. Munden të përmbajnë copa të vogla të mishit të shpendëve, ushqim deti apo biftek. Sallata Cezar, Sallata Chef, Sallata Kineze me pulë janë disa lloje të sallatave kryesore.

Për sallata kryesore përdoren lloje të ndryshme djathi, si djathë i kaltër, djathë Zviceran, djathë çedër e të tjera.

More to explore

Specialitete të ushqimit të detit

Ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe është i mbushur me shumë lëndë ushqyese

Pesto Cream-Cheese Bagel

Nëse ju duhet të përgatitni një shujt të shpejt dhe të lehtë pa shumë bujë, atëherë jeni duke lexuar blogun e duhur!

Winter cocktails

Nëse keni menduar se koktejet janë perfekte për t’u pirë vetëm gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë bëhuni gati të ndryshojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published.