A e dini qysh i thonë “tamel-orizit” me gramatikë? – Tëmbël Oriz.
Ajo forja në Facebook e para 3 viteve. E dimë, jemi pak me vonesë në të, ama më mirë vonë se sa asnjëherë, apo?!

Kjo pjatë, që klasifikohet si ëmbëlsirë, tradicionalisht njihet si “tameloriz” dhe me të drejtë – kjo e merr emrin nga përgatitja me qumësht dhe oriz. Por, ndryshe prej asaj që e njohim tradicionalisht, ajo quhet Syltijash. (jo tëmbël me oriz)
Edhe për këtë mund të mendohet se është pjatë tradicionale e përgatitur nga gjyshet tona, por, edhe pse përgatitet që një kohë të gjatë, historianët ndahen në dy anë për origjinën:
Mendohet se ka origjinë nga Kina, e cila ka një kulturë të madhe të orizit apo edhe nga India, e cila po ashtu ka kulturë të orizit por edhe të sheqerit.

Sido që të jetë, një gjë e dimë sigurt, nuk është me origjinë shqiptare.
Edhe pse origjinën mundet ta ketë në Kinë apo Indi, prapëseprapë, ka verzione të ndryshme që secili vend e ka zhvilluar, të tilla janë edhe dy verzione që ne i hasim më shpesh, verzioni i Kosovës, i quajtur ndryshe edhe si “tameloriz” dhe syltijashi i Shqipërisë.
Nëse nuk keni përgatitë syltijash që një kohë dhe dëshironi të përgatisni tash por nuk dini se nga t’ia filloni, këtu mund ta gjeni një recetë të mirë e të thjeshtë për të. Ndiqni hapat se si ta bëni dhe ju bëftë mirë!
Çfarë ju duhet:
6 tasa (250ml për tas) qumësht
½ tasi Sheqer
½ lugë çaji Kripë
½ tasi Oriz të bardhë
2 lugë çaji Ekstrakt Vanilje
Përgatitja
Në një tenxhere të madhe, përziejini 5 tasa e gjysmë qumësht me sheqerin dhe kripën. Vlojeni në nxehtësi mesatare.
Hidhni orizin dhe uleni nxehtësinë.
Duke e përzier vazhdimisht, zieni për 50 deri 60 minuta. Përzierja duhet të trashet.
Kur ajo ta marrë një formë të trashë, largojeni prej nxehtësisë dhe vendoseni edhe vaniljen.
Lëreni të ftohet, e pastaj vendoseni në frigorifer. Pjesa e mbetur, ½ tasi qumësht, duhet të përzihet në fund, para se të servohet. Hidhni përmbi kanellë nëse dëshironi, dhe
Syltijashi u përgatit!