BAGOLINA Member

BAGOLINA Member

Ju prezantojmë Bloggolina – blogu që ne në Bagolina kemi krijuar për ju. Na u bashkoni që të mësoni më shumë rreth pjatave tona dhe gjithçka rreth ushqimit.

Chicken Avocado Bagel

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Përse bagel me avokado? – mund të thoni ju!

Epo, avokado është një frutë magjik kur është fjala tek vetitë ushqyese. Vetëm një copë e vogël avokado (28 gram) jep një numër të madh vetish ushqyese, si: fibra, proteina dhe yndyra të shëndetshme. Ato mund të ndihmojnë në kontrollimin e shëndetit të zemrës, kontrollimin e peshës dhe në plakje të shëndetshme.

Përveç se në bagel-in tonë, që mund ta gjeni kurdo në Bagolina, po ju japim tre këshilla se si ta kombinoni avokadon me ushqime tjera:

Kalitja – mënyra më e lehtë për ta shijuar avokadon është duke i hedhur pak krip dhe piper. Mund të provoni edhe shtesa të tjera si vaj ulliri apo lëngu i limonit. Një mënyrë e shpejtë për ta kalitur avokadon është ta ndani prisni në copa, përziejeni me vaj ulliri, krip dhe piper.

Të mbushura – për mëngjes më të shëndetshëm, bëjeni avokadon pjesë të mëngjesit. Një mënyrë se si ta bëni këtë është ta mbushni një gjysmë avokado me një vezë dhe ta piqni për 15 – 20 minuta në temperaturë 220C deri sa i bardhi i vezës të jetë pjekur i gjithi. Poashtu mundeni t’i hidhni proshutë të grirë dhe erëza si majdanoz, piper të zi, krip, piper normal dhe të tjera.

Për më shumë, mund ta zëvendësoni vezën me përbërës të tjerë si: mish pule, tuna, pemë e perime.

Në sallatë – sallata si një ushqim i shëndetshëm, me shtesën e avokados është ende më e mirë. Përshkak të përmbajtjes së kalorive dhe yndyrave shtesë në avokado, vendosja e tij në sallatë mund të ju mbaje urinë për më gjatë, që ulë marrjen e kalorive.

Tani për tani, ndiqeni këtë video se si bëhet një bagel me avokado dhe çfarë futet në të deri sa të vije tek tavolina juaj.

Shikojeni, shijojeni dhe ejani pastaj në Bagolinë provojeni!

More to explore

Specialitete të ushqimit të detit

Ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe është i mbushur me shumë lëndë ushqyese

Pesto Cream-Cheese Bagel

Nëse ju duhet të përgatitni një shujt të shpejt dhe të lehtë pa shumë bujë, atëherë jeni duke lexuar blogun e duhur!

Winter cocktails

Nëse keni menduar se koktejet janë perfekte për t’u pirë vetëm gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë bëhuni gati të ndryshojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published.