BAGOLINA Member

BAGOLINA Member

Ju prezantojmë Bloggolina – blogu që ne në Bagolina kemi krijuar për ju. Na u bashkoni që të mësoni më shumë rreth pjatave tona dhe gjithçka rreth ushqimit.

Spring rolls

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

“Pranverë  e mbështjellur” – jo, seriozisht e kemi! Nuk është ndonjë gabim në përkthim. Spring Roll është një ushqim tradicional Kinez dhe vetë emri i tij e ka këtë kuptim në gjuhën Kineze – pranverë e mbështjellur.

Ky është një ushqim që zakonisht shërbehet si paragjellë apo shijohet edhe si snack. Këto ushqime e kanë marrë emrin në një mënyrë shumë interesante në fakt.

Fillimisht këto janë bërë për bankete të Vitit të Ri Kinez, ato janë palosur në mënyrë që të duken si shufra ari. Për shkak se Viti i Ri Kinez simbolizon nisjen e Pranverës dhe ato janë përgatitur për Vit të Ri, kështu e kanë marrë emrin – spring roll (mbështjellje pranverore)

Por, çfarë janë ato saktësisht? Spring rolls e kanë një mbështjellës tejet të hollë të bëra me brumë – me miell dhe ujë. Kjo kore është aq e hollë sa mund të thyhet vetëm me prekje.

Ato mbushen me përbërës e kombinime të ndryshme, më të zakonshme e më tradicionale janë kombinime me mish derri, karkaleca, mashurka dhe lakër pastaj skuqen në vaj. Zakonisht shërbehen me uthull, të ëmbla ose të tharta, ose me salcë Worcestershire.

Llojet e spring rolls

Varësisht prej regjioneve të ndryshme, janë zhvilluar receta e forma të ndryshme të spring rolls, këtu po i përzgjedhim disa lloje më të pëlqyera tona:

Vietnam

Chả giò është versioni Vietnamez i spring rolls. Përbërja kryesore e tyre është zakonisht mish i bluar, këpurdha, noodles dhe perime të grira, si: karrota, lakër, të mbështjellura në një fletë orizi të lagur. Ajo pastaj skuqet deri sa fleta të jetë ngjyrë ari të kaftë dhe të krijojë kore.

Përbërësit nuk janë të caktuar në të. Mishi që përdoret më së shpeshti është mishi i derrit, por, mund të përdoret edhe gaforrja, karkalecat, mishi i pulës dhe, me raste edhe kërmilli.

Evropë

Për shkak të migrimit të popullsisë nga Azia, edhe në Evropë, sikurse në shumë vende të botës, janë zhvilluar lloje të ndryshme të spring rolls. Edhe pse dallojnë në emër, në përgatitje dhe me raste edhe me përmbajtjen e brendshme. Prej Frühlingsrolle në Gjermani, nem në Francë e loempia në Belgjikë, secili vend ka krijuar emrat e vetë por receta mbetet thuajse gjithnjë e njëjtë.

Amerika Latine

Në Argjentinë spring rolls quhen arrolladitos primavera dhe shiten në supermarkete dhe restorante Kineze. Në Brazil, ato shiten zakonisht në restorante Kineze dhe shërbehen me një salcë të thartë dhe të ëmbël – e kuqe dhe e djegëst, e bërë me keçap, uthull, sheqer dhe nganjëherë me erëza të ndryshme.

Në Kosovë është vështirë të gjenden spring rolls tradicionale. Por, nuk keni nevojë të kërkoni edhe shumë, ju mund ta përgatisni vet një spring roll. Si ta bëni atë? Epo, këtu më poshtë mund ta gjeni një recetë tradicionale të tyre:

Kjo recetë ju merr kohë përafërsisht 1 orë.

Çfarë ju duhet:

Për salcën dhe mishin e derrit:

200 gram Fileto Derri e copëtuar

¼ lugë çaji Krip

½ lugë çaji Vaj susami

1 lugë çaji Verë Shaoxing (verë kineze e orizit)

½ lugë çaji Niseshte

 ½ lugë çaji Spec i Bardhë

Për ta përgatitur mbushjen:

2 lugë gjelle Vaj

1 Thelb hudhre e grirë

10 Kërpudha Shiitake

2 Karota

1 tas Fidanë të bambusë  

1 lakër të vogël Napa  

1 lugë gjelle Verë Shaoxing

2 lugë gjelle Salcë Soje

1 lugë çaji Vaj susami

½ lugë çaji Krip (ose sipas shijes)

Spec i Bardhë (sipas shijes)

¼ lugë çaji Sheqer

2 lugë gjelle Niseshte (përzihet me 2 lugë ujë të ftohtë)

Për mbështjelljen:

1 paketim mbështjellës për spring rolls

1 lugë gjelle Niseshte (e tretur me 1 lugë gjelle ujë të vluar)

Vaj kanole (ose të perimeve, për skuqje)

Për salcën:

2 lugë çaji Sheqer

2 lugë çaji ujë të nxehtë 

1 lugë çaji salcë Worcestershire

1 lugë gjelle Salcë soje

Përgatitja:

1. Përzieni përbërësit e mishit të derrit dhe salcës dhe lini të pushojnë për rreth 30 minuta. Në ndërkohë, bëni gati përbërësit tjerë. Prisni gjitha perimet përafërsisht në madhësinë e njëjte.

2. Piqni mishin në nxehtësi të lartë, me dy lugë gjelle vaj dhe shtoni hudhrën, këpurdhat dhe karrotat. Skuqeni në vaj për 30 sekonda dhe shtoni fidanët e bambusë, lakrën napa dhe verën Shaoxing. Vazhdoni ta skuqni edhe për një minutë. Uleni nxehtësinë për ta zier gjithë përzierjen pasi që lakra lëshon lëng.

3. Përzijeni në të salcën e sojës, vajin e susamit, kripën, specin e bardhë dhe sheqerin.

4. Vazhdoni zierjen e mbushjes edhe për 3 minuta të tjerë – deri sa lakra të dobësohet e gjitha – pastaj shtoni përzierjen me niseshte për ta trashur. Sa shumë përzierje me niseshte shtoni varësisht prej lagështisë së lakrës. Në fund nuk duhet të ketë mbetje të ujit fare.

5. Transferojeni mbushjen në një pjatë të thellë dhe lëreni të ftohet. Vendoseni në frigorifer pastaj për tu ftohur më shumë – të paktën një orë. Mbushja e ftohtë e bën më të lehtë mbështjelljen.

6. Vendoseni petën katrore për mbështjellje në një sipërfaqe të rrafshët dhe njëri skaj i saj të jetë i kthyer nga ju. Përdorni përafërsisht dy lugë për secilën petë. Vendoseni në skajin afër jush. Rrotullojeni petën në formë të cigares. Me gishta vendosni pak ujë me niseshte në skaj për ta mbyllur petën.

7. Vendosni të gjitha në një tabak. Kjo recetë bën rreth 18-20 spring rolls. Ju gjithashtu mund t’i ngrini ato gjatë natës dhe t’i transferoni në një qese me mbyllje për përdorim në të ardhmen

8. Për skuqje, mbusheni një tigan të vogël me vaj. Kur vaji të nxehet, ngadalë shtoni spring rolls në të, një nga një. Rrotulloni në vaj në mënyrë që të skuqen në të gjitha anët njëjtë.

9. Përgatiteni salcën duke i bashkuar të gjithë përbërësit në një tigan të vogël. Nxehini deri sa të fillojnë të zihen dhe pastaj kthejeni në një pjatë.

Servoni spring rolls të nxehta dhe me salcë!

Dhe, më në fund, spring rolls u bënë!

Ju bëfshin mirë!

More to explore

Specialitete të ushqimit të detit

Ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe është i mbushur me shumë lëndë ushqyese

Pesto Cream-Cheese Bagel

Nëse ju duhet të përgatitni një shujt të shpejt dhe të lehtë pa shumë bujë, atëherë jeni duke lexuar blogun e duhur!

Winter cocktails

Nëse keni menduar se koktejet janë perfekte për t’u pirë vetëm gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë bëhuni gati të ndryshojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published.