BAGOLINA Member

BAGOLINA Member

Ju prezantojmë Bloggolina – blogu që ne në Bagolina kemi krijuar për ju. Na u bashkoni që të mësoni më shumë rreth pjatave tona dhe gjithçka rreth ushqimit.

Salca për çipsa në 3 hapa

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Çipsa a patate të skuqura?

A ju pëlqejnë më shumë çipsat vendor apo të huaj? Djegës apo pa djegës? Me krip apo me spec të kuq? – cila do shije e kësaj patate të hollë, të pjekur dhe me forma të ndryshme të ju pëlqej, gjithsecila shkon me një salcë perfekte.

Prandaj këtu po ju tregojmë një recetë se si ta përgatisni një salcë për herën tjetër kur çipsat ju shoqërojnë gjatë filmit apo serialeve tuaj te preferuar, ose edhe sportit (edhe pse sporti e kërkon një birrë me kikirikë, po nejse).

Ruajeni këtë recetë pasi do ju duhet. Këtë javë, Kosova luan ndeshjet e saj kualifikuese për botëror e duhet të keni çfarë të hani sa e përcillni.

Duke i uruar fat ekipit tanë, po ju tregojmë një recetë për salcë që mund ta përgatisni këto tre ditë ndeshjeje:

Salcë Franceze me qepë

Çfarë ju duhet:

30 mililitra Vaj ulliri

1 Qepë të grira

2 Thelb hudhre

2 Lisër pranverore

1 Qepë e kuqe e vogël, e grirë

240 mililitër Salcë kosi

14 gram Lëng limoni të shtrydhur

Kripë kuzhine

Spec

Dhe çipsa

Përgatitja:

Në një tigan nxehni vajin. Gatuani qepën, hudhrën dhe lisrën duke i përzier vazhdimisht, deri sa qepa të marrë ngjyrë kafe dhe të jetë e butë – 35 deri 40 minuta. Hidhni lisrën dhe lëreni të ftohet.

Në një enë të thellë përzini së bashku qepët e gatuara me qepët e vogla, salcën e kosit dhe lëngun e limonit; hidhni krip dhe piper. Lëreni të qëndrojë për 30 minuta  që të përzihen shijet.

Shërbeni me çipsa.

Nëse hargjohen çipsat? – çohu e merri tjerët! Sigurohuni të keni mjaftueshëm çipsa për 90 minuta lojë, ndryshe mund t’ju ikin golat e Rashicës!

Ju bëfshin mirë!

More to explore

Specialitete të ushqimit të detit

Ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe është i mbushur me shumë lëndë ushqyese

Pesto Cream-Cheese Bagel

Nëse ju duhet të përgatitni një shujt të shpejt dhe të lehtë pa shumë bujë, atëherë jeni duke lexuar blogun e duhur!

Winter cocktails

Nëse keni menduar se koktejet janë perfekte për t’u pirë vetëm gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë bëhuni gati të ndryshojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published.