Kur jeni duke e pa ndeshjen, natyrisht se ankthi është përcjellës gjatë 90 minutave. Pse ta lini vetëm ankthi të ju shoqërojë?
Është traditë për futboll-dashësit që kur e shikojnë ndeshjen e futbollit të shoqërohen me nga një birrë (ose dy, tri, katër ose dhjetë, kush po numëron?) dhe me ca kikirikë. Jo se është traditë e keqe, por më mirë të shtohen disa gjëra të reja në festën tuaj.
Për ta bërë shikimin e ndeshjes më argëtues ju rekomandojmë këto kombinime ushqimesh:
1. Salcë me birrë:

Nëse salca Franceze që ju treguam më herët nuk ju duk mjaft aventureske, bëhuni gati për salcën me birrë!
Ju premtojmë se kjo salcë me birrë dhe me djathë është ngjitëse! Kur do filloni ta hani, kujdes se nuk mund të ndaleni. Mund të bëhet me çfarëdo lloj birre – edhe birra pa alkool.
Çfarë ju duhet:
500 gram Krem Djathi
80 mililitra birrë
1 pako Salcë e gatshme për sallatë
400 gram djathë çedar i grirë
Çipsa, pretzels – apo çfarëdo që preferoni.
Përgatitja
Në një pjatë të thellë përzieni kremin e djathit, birrën salcën e sallatës deri sa të përzihen mirë. Vendoseni djathin dhe shërbejeni me zgjedhjen tuaj.
2. Fruta të thata të djegësta

Arra, kikirikë, badem e të tjera si këto e dimë që secili i preferoni me birrë. Paramendojeni të gjitha këto të përziera së bashku dhe me shtesë të djegëst.
Kjo është një përzierje që patjetër duhet ta provoni!
Çfarë ju duhet:
60 gram gjalpë
400 – 500 gram përzierje e frutave te thata sipas dëshirës tuaj (arra, kikirikë, badem, lajthi etj.)
1 – 2 mililitra salcë Worcestershire
2 lugë çaji Kripë kuzhine
1 lugë çaji piper i kuq
1 lugë çaji spec i kuq djegës
1 lugë çaji piper djegës
Përgatitja:
Në një tigan të madh shkrijeni gjalpin. Shtoni frutat e thata, salcën Worcestershire, në nxehtësi të ulët gatuani duke i përzier për 5 deri 7 minuta.
Vendosni në një pallomë për t’i terur pastaj ktheni në një pjatë të thellë. Kombinoni me produktet e tjera duke i hedhur mbi to dhe duke i përzier. Lërini të ftohen.
Dhe,
Shijojini kur fillon ndeshja!
3. Mocarella e marinuar

Nëse dëshironi që pjatat të jenë të thata në fund, ky ushqim me djathë mocarella ua garanton këtë.
Këtë mund ta shërbeni edhe si shtesë e pjatave tjera që vendosni ti përgatisni.
Çfarë ju duhet:
80 mililitra vaj ulliri
14 gram Domate të terura
14 gram Majdanoz të freskët të grirë
4 gram Speca të kuq të shtypur
4 gram Bazilikë i terur
4 gram Qepë të grira
2 gram Pluhur hudhre
500 gram djathë mocarella i prerë në kubëza
Përgatitja: Në një pjatë të thellë përzini 7 përbërësit e parë pastaj vendosni mocarella për ta lyer me to. Përzini që të lyhet mirë. Mbulojeni dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta
4. Kokoshka nacho

Nëse dëshironi të shkoni me diçka më të thjeshtë si kokoshkat. Atëherë na lini të ju tregojmë një recetë për t’i bërë edhe këto më të veçanta.
Çfarë ju duhet:
Kokoshkat përgatitura
60 gram Gjalpë i shkrirë
30 gram Djathë parmesan i grirë
30 gram Majdanoz i tharë
1 lugë çaji Kripë hudhre
1 lugë çaji Piper i kuq
4 deri 6 pika Salcë djegste piperi
Përgatitja:
Vendosini kokoshkat në një pjatë të thellë. Kombinoni përbërësit e mbetur; spërkatni në kokoshka dhe përzini derisa të lyhen mirë.
Kaq lehtë a? Po, bëhen gati për 10 minuta!
Ju bëfshin mirë!
5. Salcë frutash me karamel

Tani është koha kur piqen frutat: molla, dardha, kumbulla e të tjera dhe çka më mirë se të shijoni fruta të freskëta me këtë salcë me karamel.
Blini frutat që dëshironi nga fermerët që shesin në qytet dhe bëni gati produktet tjera e fillojani përgatitjes:
Çfarë ju duhet:
500 gram krem djathi
80 gram sheqer i kaftë
130 gram salcë kosi
2 lugë çaji Ekstrakt vanilje
2 lugë çaji Lëng limoni
240 mililitra Qumësht
1 pako Puding vanilje
Fruta të freskëta sipas dëshirës tuaj
Përgatitja:
Në një pjatë të thellë përzini kremin e djathit me sheqerin e kafe deri sa të shkrihen mirë. Shtoni salcën e kosit, vaniljen, lëngun e limonit, qumështin dhe pudingun, përzini mirë pasi ta shtoni secilën.
Mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 1 orë. Shërbejeni si salcë për fruta!
Dhe ju bëftë mirë!