BAGOLINA Member

BAGOLINA Member

Ju prezantojmë Bloggolina – blogu që ne në Bagolina kemi krijuar për ju. Na u bashkoni që të mësoni më shumë rreth pjatave tona dhe gjithçka rreth ushqimit.

Lemon Tart

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Nëse asnjëherë nuk e keni provuar, u themi ne se, është aq e shijshme sa edhe duket! Për këtë arsye është nga më të preferuarat në gjithë botën.

Edhe pse në vendin tonë nuk është e përhapur aq shumë, prapëseprapë, jemi të bindur se disa prej ju keni përgatitur ndonjëherë. Por mos u bëni merak, edhe nëse nuk keni dëgjuar për tartën e limonit, do ta keni rastin tani. E ju që e keni përgatitur këtë më herët, qëndroni me ne sepse do të mësoni gjëra të reja rreth saj.

Të mos humbim shumë kohë, ashtu siç kemi dëshirë ne, na lini të ju tregojmë pak histori për të para se të kalojmë të receta. Ne si mjeshtër të ushqimit, besojmë se një ushqim e bën të mirë edhe historia, përveç shijes normalisht!

Tarta e Limonit ka një histori të gjerë por historianët nuk pajtohen shumë për origjinën e saj. Forma bazë e kësaj ëmbëlsire duket se është shpikur kur dikush kishte mbushur brumin e tortës me krem me shije limoni. Edhe pse kjo është baza se si këto torte me limon bëhen.

Kremi i limonit zakonisht bëhet me vezë, sheqer, lëng limoni të pjekur në brumë torte. Në Evropë, prej kohës së mesjetës ishte një ëmbëlsirë e përgatitur shumë. Vezët dhe qumështi ishin të lira gjë që e bënte të lehtë përgatitjen dhe, prej shekullit të 12-të e tutje, filloi të përdorej edhe sheqeri.

Sipas disa historianëve, receta e parë për tartë limoni me bazë brumi të tortës dhe me mbushje me krem limoni u shkrua në vitin 1806 nga Elizabeth Goodwell, një kuzhiniere nga Amerika që e kishte edhe një dyqan ëmbëlsirash. Thuhet se ajo çdo ditë përdorte shumë të kuqë të vezëve për kremin e tortave sa, një ditë, ajo kishte vendosur ta përdorte të bardhën e vezës për të krijuar një krem tjetër (shllagu me të bardhë të vezëve) dhe kështu kishte lindur tarta e limonit me (shllag) të vezëve. Kjo recetë u bë shumë e famshme në gjithë SHBA-në dhe njerëzit e pëlqenin.

Sot, një tartë me limon, në Amerikë zakonisht simbolizon tortën me të bardhë të vezëve, ndërsa, në Evropë, janë dy lloje të kësaj torte që njihen si tarta. Torta me limon është ajo që ka brumin e tortës më të gjerë, ndërsa tarta e ka bazën shumë më të hollë.

Me kultura të ndryshme, janë zhvilluar edhe receta e përgatitje të ndryshme të kësaj torte, por, sido që të përgatitet e sido që të quhet, të gjithë pajtohen se ajo shija e limonit vazhdon të bëjë një prej tortave më elegante dhe me të shijshme të planetit.

Me këtë histori të shkurtër, në po vazhdojmë të ju tregojmë një recetë të lehtë të kësaj torte;

Përgatitjen do ta ndajmë në dy pjesë, për mbushjen dhe koren e tortës.

Çfarë ju duhet:

Për koren:

130 gram Miell

110 gram Gjalpë pa krip

4 lugë gjelle Sheqer Pluhur

Për mbushjen me limon

¼ tasi me Shllag

¼ tasi me Sheqer

1 vezë të madhe

Lëng Limoni (prej një limoni të madh)

Përgatitja:

Përzini miellin, gjalpin e shkrirë dhe sheqerin për ngrirje në një pjatë të thellë deri sa të formohet brumë i butë;

Shtypeni këtë brumë të butë në tepsinë tuaj për tortë, në bazë dhe anash. Shpojeni disa herë me pirun.

Piqeni për 20 minuta në temperaturë 190C. Nxirreni, lëreni të ftohet. Uleni temperaturën në 150C.

Në një tas të thellë, përzini sheqerin, vezët, shllagun dhe lëngun e limonit. Me kujdes vendoseni në tortën e pjekur.

Kthejeni në furrë dhe piqeni edhe për 35-40 minuta të tjerë deri sa të jetë gati edhe mbushja

Nxirreni, lëreni të ftohet e gjitha para se ta nxirrni nga tepsia,

Mbulojeni me sheqer pluhur dhe servojeni, dhe

Torta juaj u bë!

More to explore

Specialitete të ushqimit të detit

Ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe është i mbushur me shumë lëndë ushqyese

Pesto Cream-Cheese Bagel

Nëse ju duhet të përgatitni një shujt të shpejt dhe të lehtë pa shumë bujë, atëherë jeni duke lexuar blogun e duhur!

Winter cocktails

Nëse keni menduar se koktejet janë perfekte për t’u pirë vetëm gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë bëhuni gati të ndryshojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published.