BAGOLINA Member

BAGOLINA Member

Ju prezantojmë Bloggolina – blogu që ne në Bagolina kemi krijuar për ju. Na u bashkoni që të mësoni më shumë rreth pjatave tona dhe gjithçka rreth ushqimit.

New York Cheesecake

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Krejt i adhurojmë tortat, por, tartat me djathë (cheesecake) e zënë një vend të veçantë në shijet tona.

Ndoshta nuk jemi mësu ti provojmë shpesh ato por, ndoshta ndonjëherë keni ngrënë. Apo edhe i keni përgatitur vet. Ndoshta disa prej jush nuk keni dëgjuar për to? Epo, si do që të jetë, qëndroni me ne deri në fund që të mësoni më shumë rreth tortave Cheesecake, NY Cheesecake dhe një recetë të shijshme për to.

Kjo ëmbëlsirë është një nga më të dashurat në gjithë globin. Ndërsa, shumë prej nesh janë të njohur me faktin se kjo ëmbëlsirë kremoze i ka rrënjët e saj të vendosura në New York, e vërteta është se ajo në fakt daton shumë më tej.

Cheesecake nuk është bërë për herë të parë në New York. Mendohet që ëmbëlsira e parë u bë në ishullin Grek Samos. Edhe gjatë Lojërave të para Olimpike në shekullin 776 para Krishtit këto ëmbëlsira u shërbeheshin atletëve. Mendohej që ishin një burim i fuqishëm energjie.

Gjatë shekullit 18-të, cheesecake filloi ta marrë formën që sot mund ta njohim dhe, që prej atëherë, janë zhvilluar forma e receta të ndryshme. 

Ndërsa, meritat për cheesecake i jepen Arnold Reuben që njihej edhe për sandviçët e tij. Ajo ishte një eksperiment që ai e kishte bërë në një festë ku ishte i ftuar dhe shërbehej një lloj pite me djathë. Reuben nuk i pëlqeu ushqimi i tij dhe filloi të eksperimentonte me të dhe prej saj, doli cheesecake që e njohim sot.

Kjo tortë djathi kremoze është e lehtë për tu përgatitur edhe për fillestarët. Ajo që e dallon janë përbërësit. Prandaj, bëhuni gati dhe ta përgatisim një cheesecake.

Çfarë ju duhet është:

5 vezë të mëdha në temperaturë dhomë

4 pako krem 200 mililitërshe Krem Djathi

1.5 gota Sheqer

1.5 lugë çaji Ekstrakt vanilje

1 lugë çaji me Limon të grirë

2 gota Kos

8 lugë Gjalpë pa krip

2 lugë Niseshte

1 lugë çaji Limon të freskët

Përgatitja:

Merreni një tepsi për torte dhe lyejeni me gjalpë. Mbështjelleni me dy shtresa foli alumini. Nxehni furrën në 150C dhe vendosni telin në mes të furrës.

Në një pjatë të thellë vendosni vezët dhe kosin, me mikser përziejini mirë. Në një pjatë tjetër përziejeni kremin e djathit deri sa të bëhet kremoz dhe i butë. Pastaj shtojeni në përzierjen e vezëve dhe përziejeni mirë.

Tani, në përzierje shtoni niseshte, vanilën, lëngun e limonit, lëvoren e grirë të limonit dhe sheqerin dhe përzijini mirë. Përzierjen vendoseni në tepsinë e tortës që e keni bërë gati dhe vendoseni në një tepsi të thellë për pjekje. Tepsijën mbusheni me ujë nga qeshmja deri në gjysmë dhe vendoseni në furrë.

Piqeni tortën për rreth 2 orë e 15 minuta ose deri sa të marr ngjyrë të lehtë. Provojeni ta shponi me thikë, kur del e pastër thika, torta është gati. Largojeni nga uji dhe me kujdes largojeni foljen e aluminit. Lëreni tortën të qëndrojë në temperaturë dhome për rreth 4 orë.

Kaq pati puna! Një tortë cheesecake sikurse të ishit në New York!

Ju bëftë mirë!

More to explore

Specialitete të ushqimit të detit

Ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe është i mbushur me shumë lëndë ushqyese

Pesto Cream-Cheese Bagel

Nëse ju duhet të përgatitni një shujt të shpejt dhe të lehtë pa shumë bujë, atëherë jeni duke lexuar blogun e duhur!

Winter cocktails

Nëse keni menduar se koktejet janë perfekte për t’u pirë vetëm gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë bëhuni gati të ndryshojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published.