BAGOLINA Member

BAGOLINA Member

Ju prezantojmë Bloggolina – blogu që ne në Bagolina kemi krijuar për ju. Na u bashkoni që të mësoni më shumë rreth pjatave tona dhe gjithçka rreth ushqimit.

8 LLOJE T’PASTAVE QË NUK I KENI DITË

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Pasta është një prej ushqimeve që në Bagolinë i përgatisim me shumë dashuri dhe me shije perfekte. Për këtë arsye kemi vendosur që të ju tregojmë këtu më shumë për to. Duke filluar prej historisë së pasta e deri tek llojet e tyre, pasi ta lexoni, ju sigurojmë se do të dini më shumë se më parë.

Pasta është ushqimi i preferuar i shumë familjeve për shumë gjatë – aq gjatë sa na bën të mendojmë se prej nga vijnë ato.

Prandaj, pyetja jonë është, ku janë bërë pastat për herë të parë?

Në Itali – mund të thoni ju, por, këtu gaboheni.

Pastat njihen në gjithë botën si ushqim Italian mirëpo ne kemi gjetur një të vërtetë shokuese! Pastat nuk janë në të vërtetë me origjinë nga Italia! (Shokuese! E papranueshme! Gjithë ato meme me Italian!)

Ndoshta jeni kurioz tash se prej nga vijnë ato?! Tash ju tregojmë;

Është e vërtetë që pasta është një pjatë tradicionale e Italisë, por ajo ka një histori shumë të vjetër që e bën të vështirë të dihet saktësisht origjina e vërtetë e saj. Shumë njerëz besojnë se ishte eksploruesi Marco Polo (jo ai i filmave vizatimor) që i kishte sjellur nga Kina në Itali për herë të parë gjatë shekullit 13-të. Besohet se pastat e sotme janë pasardhës të Noodles Kineze.

Nuk mund ta dijmë më siguri se a janë të vërteta këto legjenda për shkak të shkrimeve të pakëta që na e vërtetojnë. Edhe përgatitja e pastave e bën të vështirë dallimin me ushqimet e mëhershme që kishin përgatitje të ngjashme. Megjithatë, në një varrezë Etruskane (Italianët e sotëm), ishin gjetur mjetet për përgatitjen e një lloji të pastave që në shekullin e 4-të.

Pra, nuk ka shumë siguri dhe prejardhja e pastave është e paqartë. Deri tani mësuam dy teori: Pastat janë përgatitur në Itali që prej shekullit të 4-të, dhe tjetra, ato i ka sjellur nga Kina në Itali Marco Polo në shekullin 13-të dhe prej aty janë shpërndarë nëpër botë (çka tjetër ka ardhur nga Kina në Itali e është shpërnda nëpër botë?)

Sido që të jetë, ju e dini që ne preferojmë të flasim më shumë për ushqimin se sa historinë e tij. Prandaj, bëhuni gati të mësoni për llojet e pastave e të mos humbim kohë të çmuar (seriozisht! këtë kohë mundeni me fillu me zi ujin e pastave!)

Tani, ajo që e keni pritur;

8 lloje të pastave që (ndoshta) nuk i keni ditur!

Nëse 8 lloje të pastave po ju duken shumë, do habiteni kur ta kuptoni sa lloje të tyre ekzistojnë:

350 Lloje! – po pra, pasta të gjata, pasta të shkurtra, pasta që mbushen, pasta për supë e pasta, pasta, pasta pa-fund! Dhe shumë lloje salcash për qindra kombinime.

Por, ne kemi vendosur të fokusohemi tek 10 lloje më të shpeshta:

Spaghetti – Shpagetat

Ndoshta një lloj i pastave më të njohura e të preferuarat tuaja, shpagetat, janë vetëm një prej të shumta llojeve të pastave të gjata. Ato hyjnë diku kah mesi i pastave të gjata – nuk janë as më të trashat, por as më të hollat – gjithsesi janë më të famshmet.

Sikurse pastat e tjera, edhe shpagetat përgatiten prej grurit të bluar, ujit dhe nganjëherë edhe me vitamina e shtesa të tjera. Për përgatitjen e pastave përdoret një lloj gruri që quhet durum.

Kultura të ndryshme kanë zhvilluar receta të ndryshme për përgatitjen e shpagetave, megjithatë, ne po ju tregojmë një recetë shumë të shpejtë për shpageta.

Kjo recetë merr kohë 10 minuta për përgatitje dhe ju duhen:

  • Shpagetat e zgjedhjes tuaj,
  • Salcë domatesh,
  • Djathë parmesan,
  • Vaj ulliri dhe hudhër e freskët,
  • Oregano, krip dhe biber.

Ziejini pastat – Vendosni tenxheren me ujë të ftohtë dhe lëreni të vlojë, pastaj shtoni shpagetat me 2 lugë krip. Përziejini që të mos ngjiten me njëra tjetrën për dy minutat e parë të zierjes dhe vazhdoni zierjen edhe për 5 minuta të tjerë duke i përzier gjatë gjith kohës.

Pas zierjes, largojani ujin dhe vendosni në një pjatë;

Fërgojeni hudhrën – të njëjtën tenxhere vendoseni nxehtësi të vogël, shtoni vajin e ullirit dhe vendosini 4 thelbe të hudhrës, përziejeni për 20 sekonda. Kujdes mos e digjni sepse hudhra gatuhet shpejtë.

Shtoni pastat – në të njëjtën tenxhere, pa nxehtësi, shtoni pastat e terura, salcën e domateve, gjysmë luge krip, biberin dhe një thelb hudhre tjetër.

Përzijini të gjitha, servojeni më parmesan dhe,

Pasta juaj u bë.

Lasagna

Ndryshe prej asaj çfarë shume njerëz besojnë, lazanja është emri i petave që e bëjnë ushqimin dhe jo i gjith ushqimi.

Lazanja është pjatë që gatuhet në furrë dhe lloji më i njohur është lasagne al forno  që përgatitet me mish të bluar dhe me salcë dhe me djathë mbi.

Farafalle

Këto pastat që duken si “kravata kurdel” e kanë marr emrin nga fjala “flutur” në italisht dhe duken saktësisht ashtu.

Janë më të vogla se llojet tjera por janë më të gjera që i bën ato shumë të mira për t’i kombinuar me djathë apo me salcë domatesh pasi që “krahët” e tyre e mbajnë shumë mirë atë.

Mund të kombinohet shumë mirë me sallatë të ftohtë dhe nganjëherë shërbehet me mish pule.

Fusili – Makarona të Dredhur

Një lloj tjetër i njohur i pastave janë edhe pastat Fusili. Ndoshta më e reja për ju mund të jetë emri i tyre – Fusili. Këtë emër e kanë marrë prej fjalës fuso (bosht) pasi që tradicionalisht “sillet” për ta krijuar këtë formë.

Përveç përbërësve të zakonshëm, në brumë mund të shtohen gjëra të tjera për ti dhënë ngjyra të ndryshme që ndikojnë edhe në shije. Përshmebull domate për ngjyrë të kuqe apo spinaq për të gjelbër.

Pasi që i pëlqejmë shumë pastat fusili, po ju tregojmë një recetë të shpejtë që merr kohë afërsisht 10 minuta:

Për këtë recetë ju duhen vetëm 5 përbërës:

  • Pasta Fusili
  • Kungulleshkë
  • Hudhër
  • Vaj ulliri
  • Djathë parmesan
  • Krem djathi ose riccota
  • Krip dhe biber

Ziejini pastat deri sa të jenë pakëz të forta,

Skuqeni hudhrën me vaj ulliri në një tigan që nuk ngjitet pastaj shtoni kungulleshkën, krip dhe biber. Fërgojeni kungulleshkën deri sa kthehet ngjyrë ari. Mos harroni ta përzieni shpesh.

Pastat e ziera i largoni ndërsa ujin e tyre e ruani,

Shtoni pastat, djathin dhe pak ujë të pastave në tigan

Përziejeni për ta shpërndarë dhe,

Pasta juaj u bë!

Canelloni

E, për pasta Canelloni, jemi të sigurtë që nuk keni dëgjuar! Mos e keni dert se ju tregojmë ne për to menjëherë.  

Canelloni janë një lloj i lazanja por në formë cilindrike. Ato zakonisht shërbehen të pjekura me ndonjë lloj mbushje dhe mbulohen me salca të ndryshme. Mbushjet më të zakonshme përfshijnë spinaq dhe riccota ose mish të bluar. Pjesa e jashtme zakonisht lyhet me salcë domatesh.

Penne

Penne është lloji më i famshëm dhe më i dashur nga Italianët dhe e gjithë bota. Pene përkthehet në “kimik” ose “pendë” dhe e merr emrin nga forma e vet cilindrike me skaje këndore. Forma është e inspiruar prej pendës. Diametri i gjerë i penne dhe skajet e saj e bëjnë ideale për mbledhjen e sa më shumë salcë.

Përshkak të formës së tyre dhe që e mbledhin salcën, penne janë perfekte për salcat me mish.

Macaroni    

Me formë tejet të thjeshtë, macaroni janë tuba të hollë që priten në madhësi të shkurtra dhe zakonisht lakohen.

Forma më e shpeshtë që mund t’i gjeni janë të kombinuara me djathë për një Mac ’n Cheese me shije perfekte.

Pasi që Mac ‘n Cheese kanë shije të kompletuar dhe janë të lehta për tu përgatitur, ja një recetë të shpejtë me vetëm tre hapa:

Ju duhet:

  • Qumësht
  • Ujë
  • Një lugë të vogël krip
  • Macaroni
  • Djathë çedar të grirë

Në një tigan të thellë vendosni qumësht, ujë dhe krip,

Vendosni makaronat dhe përziejini

Prisni të vlojë uji dhe përzieni vazhdimisht për rreth 8 minuta ose deri sa pastat janë të forta dhe e kanë absorbuar gjith ujin,

Shtoni djathin dhe përziejeni deri sa të shkrihet,

Shërbejeni menjëherë, dhe

Pasta juaj u bë!

Ravioli

Një lloj i pastave i njohur më pak në vendin tonë, pasta Ravioli janë po aq të shijshme sa duken. Ravioli, ndryshe prej pastave të tjera, përgatitet me mbushje prej brenda. Ato zakonisht kanë formë katrore por shoqërohen edhe me forma të tjera.

Tek Bagolina mund ti gjeni dy lloje të pastave ravioli. Ju garantojmë shijen Italiane!

Pra, këtu i vjen fundi rrugëtimit tonë të mësimit të historisë së pastave.

Me recetat që ju treguam, mund të filloni t’i gatuani pastat tuaj (nëse ende nuk ia keni fillu!)

Nëse përtoni t’i përgatisni vet, ejani tek Bagolina dhe i gjeni të gatshme!

Ju bëfshin mirë!

More to explore

Specialitete të ushqimit të detit

Ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe është i mbushur me shumë lëndë ushqyese

Pesto Cream-Cheese Bagel

Nëse ju duhet të përgatitni një shujt të shpejt dhe të lehtë pa shumë bujë, atëherë jeni duke lexuar blogun e duhur!

Winter cocktails

Nëse keni menduar se koktejet janë perfekte për t’u pirë vetëm gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë bëhuni gati të ndryshojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published.