BAGOLINA Member

BAGOLINA Member

Ju prezantojmë Bloggolina – blogu që ne në Bagolina kemi krijuar për ju. Na u bashkoni që të mësoni më shumë rreth pjatave tona dhe gjithçka rreth ushqimit.

Bagels! Kush? Çka? Qysh?

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Ne në Bagolina, e dini se jemi mjeshtër për Bagels (t’paktën kështu na është thënë). Por, sado që i përgatisim Bagels perfekte, ne nuk i kemi zbuluar ato (shokuese apo jo?!)

A keni menduar ndonjëherë, deri sa e hani Bagel, se, si përgatitet kjo? Apo, kush është i pari që e ka përgatit një bagel?!

Ne mundemi me ju tregu shumë për bagels sepse është bërë një kohë prej që i përgatisim ato më së miri, por, sot kemi vendos mos me fol për ne. Këtu kemi me ju njoftu më shumë me bagels; historinë pas tyre, llojet e bagels e si përgatiten ato. Bëhuni gati!

Mendohet që bagels kanë origjinën diku kah shekulli i 14-të në Poloni, në kohën kur Polonia përballej me një fluks të madh emigrantësh Gjerman.

Thuhet se në atë kohë Gjermanët kishin sjellur në Poloni gjevrekët e tyre të cilët, sapo kishin arritur në Poloni, kishin marrur një formë të re me më shumë brumë e me vrima në mes, të quajtura obwarzanek.

Bageli Obwarzanek

Fama e këtyre u rrit kur Mbretëresha Jadwiga zgjodhi të përdoren para gjithë bukëve të tjera. Megjithatë, ky nuk ishte ushqim aspak modest. Bëheshin me miell gruri që ishin shumë të shtrenjta për shumicën e Polakëve. Prandaj, bagels e asaj kohe, ishin kryesisht për njerëz të pasur.

Një ligj i çuditshëm i asaj kohe nga Kisha Katolike i ndalonte çifutët për të bërë bukë pasi konsideroheshin si armiq të kishës. Megjithatë, me ardhjen e Princit Boleslaw, çifutët u lejuan të bënin bukë por me një kusht të vendosur nga Kisha.

Thuhet se klerikët e lejonin që mielli e përbërësit t’u shiteshin çifutëve por me kushtin që kjo bukë të vlohej në ujë.

Dhe kështu, duke e vluar bukën, çifutët e evolvuan bukën obwarzanekBagels.

Nëse mendoni se i çuditshëm paska qenë ndalesa e bukës për çifutët, ajo nuk është më e çuditshmja! – shkrimet e para dokumentuese të bagels që datojnë në Poloni në vitin 1610, thonë se “bagels duhet të dhurohen si dhuratë për gratë pas lindjes së fëmijës”. Bagels besohej se kishin veti magjike për shkak të formës së tyre! (Ju treguam në fillim për t’u bërë gati!)

E ndërsa me një numër të madh të çifutëve që emigronin në Amerikë në shekullin e 20-të, bagels u dërguan edhe atje e kështu u shpërndanë në gjithë botën,

Por, e lëmë historinë të mbetet histori më mirë e ne le të flasim për atë që na intereson më shumë – llojet më të famshme të bagels.  

Përveç se dallojnë nga çka futet brenda tyre, bagels dallojnë edhe në stilet e përgatitjes.

Apo ndoshta po ju intereson më shumë se si përgatiten ato?!

Ja shpejtë përgatitjen tradicionale të bagels:

Përzihen përbërësit për përgatitjen e brumit, brumi formësohet në formë të rrumbullakët dhe e i formohet një vrimë në mes.

Bagels lihen të pushojnë për të paktën 12 orë në temperaturë të ulët,

Ato vendosen të vlojnë në ujë për rreth 60 deri 90 sekonda pastaj pjekën në temperaturë të lartë, dhe, ja ku u bë Bagel i juaj.

Kjo metodë e vlimit pastaj pjekjes e bën bagel të ketë formë perfekte dhe të shkëlqejë, i jep shijen e veçantë dhe shtresën kërcëlluese.

Tani që mësuam se si bëhen Bagels tradicionalisht, le të futemi në detaje se si duken lloje të veçanta nga vende të ndryshme të botës.

Ndër stilet e ndryshme se si përgatiten ato, format e ndryshme të mbushjes dhe shijet, ne këtu po i dallojmë disa nga më të preferuarat tona:

New York style bagels – e kemi vendosur të parën sepse është ajo që ne e preferojmë më së shumti, ky stil i bagels janë që përgatiten në Bagolina.

Bagel New York Style

Bagels të stilit të New York kanë një procedurë të përgatitjes të veçantë, dy gjëra qe i dallon NY style Bagels janë: (thuhet se) uji i New York-ut i cili përmban pak kalcium dhe pak magnezium që i bën të buta dhe mënyra e përgatitjes si pjesa më e rëndësishme që i bën të dallojnë në shije.

Ky lloj i bagel lihet të fermentohet në të ftohtë për disa orë apo gjatë natës për t’i zhvilluar shijet dhe për të formuar kore; pastaj zihet në ujë të vluar e të kripur para se të bëhet pjekja në furrë standarde.

Sipas disa studimeve, del se, pretendimet se uji i New York ndikon në shijen e bagels, nuk janë të vërteta dhe uji ka pak ndikim në bagels.

Këtë mund t’ua sigurojmë ne! Edhe pse nuk e kemi ujin e NY, bagels tona kanë shijen e njëjtë, prandaj në shijen e bagels ndikon më shumë përgatitja dhe dashuria që i jepet bagel gjatë përgatitjes.

Montreal style bagels – ndryshe prej stilit të New York, Montreal Bagels dallojnë si në shije edhe në pamje nga to. (definitivisht nuk janë më t’mira!)

Bagel Montreal Style

Procesi i përgatitjes është i ndryshëm ku ato zihen në ujë të përzier me mjaltë, për dallim prej të parave që zihen vetëm me ujë, prandaj këto kanë një shije më të ëmbël.

Janë më të holla dhe më të vogla se bagels e New York-ut dhe më të brumosura e më të dendura. Montreal bagels piqen në furrë druri gjë që i bën ato më të forta.

Dy lloje të Montreal bagels janë që dallohen: me fara të bardha (susam) dhe me fara të zeza (poppy)

Adhuruesit e bagels ndahen në dy grupe, ata që i preferojnë Montreal Bagels dhe ata që i preferojnë ato më superioret, më të shijshmet dhe më të mirat në gjithçka – New York Bagels. Ne nuk po mbajmë anë! Nuk po themi që NY style janë më të mira. Çfarë mendoni ju! Cilat më të mira?

St. Louis Style – nëse e shihni një formë të tillë të ngrënjes së një bagel, mos u çuditni! Kjo bagel që u bë e famshme vetëm këto vitet e fundit (falë internetit) i thyejnë rregullat e ngrënies së bagels.

Për dallim prej, të gjithë bagels në fakt, ky lloj bageli dallon në mënyrën e prerjes. Të tjerët priten në formë horizontale dhe mbushen në formë të sandviçi kurse kjo, pritet vertikalisht në copa më të vogla e më të holla.

Përgatitja prap mbetet e njëjtë por dallon vetëm në mënyrën e prerjes. E çuditshme edhe kjo bagel!

Edhe pse i përmendëm vetëm tre lloje, gjithsesi se ka lloje nga më të ndryshmet të bagels. T’ua rikujtojmë edhe njëherë ato që i përmendëm: folëm për bagelin më të mirë (NY Style) një bagel pak më ndryshe dhe një të çuditshëm.

Shpresojmë që me gjithë këto fjalë e fotografi nuk u kemi nxitur oreksin për një bagel!

E nëse jeni unët edhe dëshironi ta provoni bagelin më të mirë (NY Style normalisht!), ne i kemi mbi 15 lloje prej të cilave mund të zgjidhni apo edhe ta kombinoni vetë bagelin tuaj.

Shikojeni menynë dhe vendosni të na vizitoni.

More to explore

Specialitete të ushqimit të detit

Ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe është i mbushur me shumë lëndë ushqyese

Pesto Cream-Cheese Bagel

Nëse ju duhet të përgatitni një shujt të shpejt dhe të lehtë pa shumë bujë, atëherë jeni duke lexuar blogun e duhur!

Winter cocktails

Nëse keni menduar se koktejet janë perfekte për t’u pirë vetëm gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë bëhuni gati të ndryshojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published.