BAGOLINA Member

BAGOLINA Member

Ju prezantojmë Bloggolina – blogu që ne në Bagolina kemi krijuar për ju. Na u bashkoni që të mësoni më shumë rreth pjatave tona dhe gjithçka rreth ushqimit.

Dragojë dhe fruta!

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Jemi mësu që emrin “dragon”, “dragua” ta lidhim me ato krijesat mitike që i shohim në filma e i lexojmë në libra cilat nxjerrin flakë nga goja.

Por, jemi të bindur që keni dëgjuar edhe për “Frutin e Dragoit”. Ndoshta e keni parë në televizion? Apo ndoshta rrallëherë e keni hasur në disa markete të Prishtinës? Epo, nëse kjo e fundit, herën tjetër që e shihni në frutari apo markete, mos hezitoni t’i shpenzoni disa euro për ta shijuar këtë frut magjik. Kurdo që vendosni ta shtoni në shportën e blerjes, sigurohuni të ktheheni këtu e ta provoni këtë recetë që po ua rekomandojmë!

“Smoothie Bowls” apo tasat me fruta të ndryshme e plotë kalori, këto vitet e fundit janë duke e “pushtuar”  botën e të ushqyerit shëndetshëm. Çdo ditë e më shumë, njerëzit po fillojnë të ushqehen shëndetshëm e, “smoothie bowls”, bëjnë magji për shëndet.

Para se të ju tregojmë recetën e “Dragon Fruit smoothie bowl”, na jepni pak kohë të ju flasim për smoothie bowls;

Smoothie bowls janë ato pjatat me fruta plot me ngjyra që i shihni në Instagram. ato me t’vërtetë kanë marrë një hov të madh në trendet e ushqimit. Të gjithë po i preferojnë e, pranojeni, çdoherë që i shihni në Story në Instagram, ju bëhet goja lëng që t’i shijoni!

Jo vetëm që janë të bukura, por, kanë edhe përfitime të shumta shëndetësore. Një tas me fruta mund të jetë një burim i mirë i fibrave, proteinave e karbohidrateve për ta filluar ditën apo për tu mbushur energji pas ushtrimeve.

Na kemi mendu me ju tregu disa veti e përfitime shëndetësore të smoothie bowls.

Lehtë për tu tretur

Fruta, fruta të thata e fara, në smoothie bowls mund të kombinoni përbërës të shëndetshëm nga më të ndryshmit. Gjithë këto përbërës të shëndetshëm kanë sasi të mëdha fibrash, që nënkupton se është një vakt i lehtë për tu tretur.

Kur një ushqim ka shumë fibra, e bën të lehtë tretjen. Fibrat parandalojnë çdo problem që ka të bëjë me tretjen, si kapsllëku, fryrja e barkut e të tjera.

Plotë antioksidantë

Është e rëndësishme ta mbushim trupin me antioksidantë sepse na ndihmojnë t’i luftojmë sëmundjet kronike sikurse kanceri. Smoothie bowls kanë përbërës në to si: banane, boronica, mjedra e shumë fruta të tjera që kanë sasi të lartë të antioksidantëve. Janë shumë të shëndetshme dhe i mbajnë sëmundjet larg!

Ndihmojnë për humbjen e peshës

Kur ushqimi ka shumë fibra, tretja merr më shumë kohë që i bije se, pas ngrënies së një smoothie bowl, ndjeheni të mbushur për një kohë më të gjatë që ju ndalon prej ngrënies së tepërt.

Shije t’mrekullueshme

A e dini se, sipas një studimi, ushqimi që duket bukur, shijon më mirë? Smoothie bowls i kanë gjithë këto ngjyra sepse përgatiten më shumë përbërës.

Si ta bëjmë një smoothie bowl?!

Për recetën e sotme, ju premtuam në fillim se kemi me ju tregu qysh me përgatit një smoothie bowl me dragon fruit; kjo është një recetë e thjeshtë që ju merr vetëm pesë minuta kohë për ta përgatitur.

Krejt qka ju duhet është:

2 banane të ngrira, të copëtuara,

2 pako dragonfruit të ngrira,

½ tas me mjedra,

1 lugë pluhur vanille,

1/3 tasi qumësht të zgjedhjes tuaj.

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në blender,

Kthejeni në një tas, shtoni çfarë të doni dhe,

Shijojeni!

More to explore

Specialitete të ushqimit të detit

Ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe është i mbushur me shumë lëndë ushqyese

Pesto Cream-Cheese Bagel

Nëse ju duhet të përgatitni një shujt të shpejt dhe të lehtë pa shumë bujë, atëherë jeni duke lexuar blogun e duhur!

Winter cocktails

Nëse keni menduar se koktejet janë perfekte për t’u pirë vetëm gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë bëhuni gati të ndryshojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *