BAGOLINA Member

BAGOLINA Member

Ju prezantojmë Bloggolina – blogu që ne në Bagolina kemi krijuar për ju. Na u bashkoni që të mësoni më shumë rreth pjatave tona dhe gjithçka rreth ushqimit.

Bloggolina

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Bagolina – vendi juaj për breakfast, bagels e gjithnjë me ushqim të mirë, tani, për ju, vijmë edhe
me shtesën më të re të Blogut!

Në përpjekjet tona për të ju sjellur një vend sa më modern kemi bërë shumë pregaditje. Menyja
jonë e gjerë me ushqime nga e gjithë bota, na bën që të dallohemi në Prishtinë. Ne dallohemi
për Bagels tona dhe Burekun e pregaditur me dashuri nga kuzhinierja e ardhur ekskluzivisht
nga Turqia. Ambienti modern e i rehatshëm me stafin mikpritës, ju dhuron ju një vend ideal për
të kaluar kohën apo për t’u ushqyer.

Në këto tentime tona për të qenë sa më afër me ju e për të ju shërbyer sa më mirë, kemi
menduar të krijojmë një prezencë online sa më të gjerë. Tani, përveç se mund ta gjeni menynë
me informata të shkurtra rreth nesh në website tonë online, do të keni mundësi të lexoni shumë
më shumë rreth nesh e reth ushqimit në Blog.


Përse blog?!
Blogu është një faqe e internetit që na mundëson të takohemi diku për të mësuar më gjërë rreth
temave që na interesojnë. Në blogun tonë ne do të takohemi online për të mësuar më shumë
rreth ushqimit e gastronomisë në përgjithësi.

Çfarë do të ndajmë në Blog?!
Për të gjithë ju të pasionuarit pas ushqimit, jo vetëm se do ta sjellim Blogun, por, do të jetë
blogu i parë i ketij formati në vend! Nëse deri më tash ju ka munguar një vend informimi në
Gjuhën Shqipe rreth ushqimit, mos shikoni më shumë! Në këtë Blog do të mund të lexoni receta
gatimi e këshilla që ju duhen rreth ushqimit, mund të informoheni çfarë ushqimesh preferohen
nëpër botë e në Kosovë, do të keni mundësi të njoftoheni me stafin, kuzhinieren tonë dhe
klientët tanë. Në këtë blog do të keni mundësi të ndjekni gjithçka që ka të bëj me ushqimin dhe
me Bagolinën!

Kur do të fillojmë?!
Duke filluar prej sot, ju mund të ndjekni shkrimet tona që do t’i ndajmë këtu. Ne do të sigurohemi
të ju informojmë për shkrimet e reja në rrjetet tona sociale në Facebook dhe në Instagram.
Mos harroni të na ndiqni!

Për ju që nuk po ju pritet me pa qka ka me pas Blogu, këto janë katër tituj që kemi me i nda me
ju ditëve në vazhdim (mos i kallxoni shefit):

  • Njoftohuni me kuzhinieren
  • Specialiteti jonë – Bagels!
  • 8 receta që ju rekomandojmë
  • “Gullash”

More to explore

Specialitete të ushqimit të detit

Ushqimi i detit është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë dhe është i mbushur me shumë lëndë ushqyese

Pesto Cream-Cheese Bagel

Nëse ju duhet të përgatitni një shujt të shpejt dhe të lehtë pa shumë bujë, atëherë jeni duke lexuar blogun e duhur!

Winter cocktails

Nëse keni menduar se koktejet janë perfekte për t’u pirë vetëm gjatë ditëve të nxehta të verës, atëherë bëhuni gati të ndryshojmë

Leave a Reply

Your email address will not be published.