Bagel kanë origjinën në Poloni. Sipas hebrenjëve, buka konsiderohej diçka e shejtë dhe nuk mund të hahej para se të laheshin duart dhe para se të lexohej bekimi për bukën.
Shumica e hebrenjëve ishin tregtar dhe momentin që ktheheshin në fshat ata nuk mund të hanin bukë, sepse uji nuk ishte në dispozicion.
Pasi që bagel zihej ajo nuk hynte në rangun e bukës tradicionale. Kjo ishte arsyeja pse hebrenjtë mund ta hanin atë edhe kur ktheheshin në shtëpitë e tyre pa pasur nevojë të lanin duart apo të lexonin bekimin për bukën.
Në SHBA bagels erdhën së bashku me migrimin masiv të hebrenjëve të Evropës Lindore në fillim të shekullit të 20-të. Ato shiteshin nga hebrenjët nëpër skaje të rrugës dhe vrima e Bagels përdorej për t’i vendosur ato në shkopinjë të gjatë.
Deri në vitin 1950 Bagels punoheshin vetëm me dorë në furra të vogla buke në stil podrumi, në pjesën e poshtme lindore të New Yorkut. Më pas, një paraqitje e tyre në një shfaqje në Broadway “Bagels and Yox” më 1951, sjelli bagels në pah. U paraqitën në një numër të madh magazinash. Në këtë kohë u afirmua edhe kremdjathi, buteri dhe salmoni i tymosur.
Në vitin 1955 Murray Lender hyri në lojë dhe zgjëroi biznesin e babait të tij duke paketuar bagels pë t’i shitur ato në markete. Gjithashtu eksperimentoi edhe me shije të tyre. Pastaj, në vitin 1962 ai bleu makinerinë e parë për prodhimin e Bagels dhe duke i ngrirë ato filloi t’i shiste nën markën e “Lender” në të gjithë vendin.
Sot, bagels mund t’i gjejmë gjithandej, në markete, dhe rrjete furrash internacionale (SHBA) duke përfshirë Dunkin’ Donuts, Bruegger’s Bagel dhe Einstein’s Bagels